Babis Anagnostopoulos, vrasësi i gruas së tij 20-vjeçare Caroline, mbërriti mëngjesin e sotëm në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.
I veshur me anti-plumb ai hyrë në gjykatë, ku pritet të kërkojë falje për krimin që tronditi Greqinë. Mediat greke raportojnë se seanca pritet të nisë rreth orës 12:00 dhe do të jetë maratonë.
Teksa autori i vrasjes po hynte në gjykatë, një grup njerëzish të mbledhur aty pranë bërtitën: “Vriteni, të kalbet ne burg!”
“Protothema” raporton se i akuzuari do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij intensitetit, akuzave dhe kundërsulmeve verbale që ai tha se kishte patur në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai “u mjegullua” dhe humbi kontrollin.