Më 22 qershor, autoritetet turke filluan fazën e tretë të testimeve mbi vaksinën e prodhuar nga vetë Turqia, Turkovac.
Megjithëse vetëm 40,800 vullnetarë ishin të nevojshëm për provat, më shumë se 846 mijë njerëz aplikuan për të testuar vaksinën.
Vaksina e shpikur nga Turqia, Turkovac nuk është bërë akoma një vaksinë aktive pasi faza e tretë e testimeve filloi më 22 qershor, në një ceremoni në të cilën mori pjesë vetë presidenti turk Recep Tayip Erdogan. Vaksina Turkovac e cila po zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin Erciyes dhe Insitutet shëndetësore të Turqisë, do të provohet në më shumë se 40,000 njerëz dhe sipas ekspertëve procesi do të mbarojë në nëntor.
Ajo do të jetë vaksina e parë e bërë në vend që do të jetë në dispozicion në vend nëse merr miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas testimeve. Nëse procesi i miratimit zgjat më pak kohë, vaksina do të jetë plotësisht në dispozicionin e publikut turk në fillim të vitit 2022. Turqia po planifikon dhe eksportimin e vaksinës në vendet afrikane dhe arabe të cilat do të jenë në nevojë në vitin e ardhshëm.