Një shqiptar 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke në Rodos, për shkak se akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij shqiptare. Ka qenë gruaja 27-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur e cila ka denoncuar në policinë greke, burrin duke thënë se e ka dhunuar dhe madje e ka kërcënuar atë duke i thënë se do e vriste siç bëri Babis me Carolinën 20-vjeçare.
Ndër të tjera mediat greke raportojnë se shqiptari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me bashkëshorten tij kundër vullnetit të saj. Pas arrestimit 39-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat duke thënë se ka një keqkuptim. Çifti kishin 10 vite të martuar bashkë ndërsa kishin një djalë 9-vjeç si dhe një vajzë 6 -vjeçe.
Nga fillimi i martesës së tyre e deri më sot, siç pretendoi gruaja, përballej me probleme për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale që ushtrohet mbi të, buri i saj, por edhe sepse ai e detyron atë të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirë.
Sipas pretendimeve të gruas, burri shpesh herë i drejtohej me fjalë “ti je gruaja ime dhe unë do të bëj çfarë të dua”.
Mes të tjera gruaja ka rrëfyer se burri i saj e kishte kërcënuar duke i thënë se ta vriste atë, siç “piloti i bëri gruas së tij”.