Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i ka dërguar një let0ër Kryeministrit kosovar Albin Kurtit. Në letër, Von der Leyen shkruan se shpreson që takimi i radhës Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejtë. Në letrën e saj, Presidentja shkruan se do të kërkojë nga BE-ja që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.
“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo, duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”,shkruhet në letër.
Ajo në letër gjithashtu është shprehur se e mirëpret zotimin që ka dhënë Kurti për tu angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë, duke shtuar se dialogu është e vetmja mënyrë për të dyja vendet që të bëjnë progres në rrugën drejt BE-së.
“Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, shkruan Von der Leyen.
më tej në letrën e saj, Von der Leyen shprehet se BE-ja do të jetë përkrah Kosovës në luftën e saj kundër pandemisë, si dhe në mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike.