MAQEDONIA E VERIUT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku një grua me përkatësi maqedonase ka vrarë bashkëshortin e saj shqiptar. Alsat shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tetovë.
Gruaja e ka goditur bashkëshortin e saj me çekiç, ku nga plagët e shumta që ka marrë 48-vjeçari ka vdekur në vend. Arsyeja që e ka shtyrë 38-vjeçaren të bëjë këtë veprim është dhuna nga bashkëshorti i saj.
Trupi i pa jetë i 48-vjeçarit ndodhet në morgun e qytetit, ku dhe po kryhet ekspertizat, ndërkohë që 38-vjeçarja është arrestuar.