• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Investimet, MIE: ARRSH krijoi 9.5 mln euro borxhe pa pasur buxhet në dispozicion

04/07/2021
in Ekonomi
0
Investimet, MIE: ARRSH krijoi 9.5 mln euro borxhe pa pasur buxhet në dispozicion

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) raportoi se deri në muajin prill detyrimet e saj të prapambetura në pjesën e shpenzimeve kapitale ishin rreth 12 milionë euro.

Në këtë shumë sipas MIE bëjnë pjesë ato të akumuluar nga mirëmbajtja.

“Detyrimet e prapambetura totale bashkë me mirëmbajtjen në 4 mujorin e parë të vitit 2021 janë në vlerën 1,46 miliardë lekë”, thuhet në raportin e monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2021.

Problematika më e madhe në këtë mes duket se ka të bëjë me faktin që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka krijuar borxhe dhe fatura për kontrata për të cilat nuk ka pasur para në dispozicion.

“Deri në 30.04.2021, në Autoritetin rrugor Shqiptar janë krijuar detyrime të prapambetura (Fatura pa buxhet) në zërin investime në vlerën 1,17 miliardë lekë ku ndërtim dhe sistemim rrugësh në vlerën 202 milionë lekë, sinjalistikë dhe siguri rrugore 68 milionë lekë, supervision punimesh në vlerën 1,9 milionë lekë, vendime gjyqësore në vlerën 94,5 milionë lekë 22,370 lekë (duke I shtuar vlerën e mbetur nga viti 2020 në vlerën 252,711,010 lekë, detyrimi shkon në vlerën 347,233,380 lekë)”, thuhet në raportin e MIE.

Po kështu janë detyrimet e shpronësimeve nga VKM të dala por të palikuiduara në vlerën 800 milionë lekë si dhe TVSH apo kosto lokale.

Kontratat e reja të 2021 do kenë nevojë për fonde shtesë

Ministria nënvizoi se sipas konfirmimeve nga degët e thesarit në total deri në prill shpenzimet kapitale u realizuan nё masёn 2,96 miliardë lekë, ose e shprehur në përqindje 37% e planit të buxhetit të vitit 2021.

Kontratat e reja për punë të hapura në vitin 2021 sipas gjithë gjasave do trë kenë nevojë për shtim të financimit pasi fondet janë të pamjaftueshme.

“Me buxhetin e vitit 2021 në ARRSH u mbështetën me fonde buxhetore të gjithë kontratat në vazhdim dhe u parashikuan fonde buxhetore dhe për hapjen e kontratave të reja.

Detyrimet e prapambetura në fund të vitit 2020 në ARRSH ishin në total në vlerën 537 milionë lekë, ku 292 milionë lekë për zërin investime (vetëm vendime gjyqësore) dhe 244 milionë lekë për kontrata e mirëmbajtjes.

Duke qenë se buxheti i vitit 2021 i zërit investime është më i vogël se nevojat që ka ARRSH-ja për fonde buxhetore, me detajimin e buxhetit të vitit 2021, ARRSH-ja parashikoi likuidimin e vetëm 40 milionë lekë të detyrimeve të zërit Vendime Gjyqësore ose 13.7%.

Detyrimet e mbetura të zërit vendime gjyqësore do të likuidohet gjatë vitit 2021 me rialokime ose në fazën e rishikimit të buxhetit.

Për financimin e kontratave të reja në vitin 2021, ARRSH-ja ka nevoja për fonde buxhetore shtesë, pasi i gjithë buxheti i akorduar për vitin 2021 nga sistemi i thesarit është obliguar për kontrata e lidhura dhe kemi vështirësi në regjistrimin dhe financimin e kontratave të reja që janë lidhur në vitin 2021 dhe ato që do të lidhen në vazhdim të vitit 2021”, sqaron MIE.

Marrë nga Monitor.al

Tags: borxheinvestimetMinistria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Previous Post

Shtrenjtimi i pronave, efekt edhe në tregun e sigurimeve?

Next Post

Ushqimet që nuk duhet të hani në verë, bëni kujdes

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Ushqimet që nuk duhet të hani në verë, bëni kujdes

Ushqimet që nuk duhet të hani në verë, bëni kujdes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.