Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar rezultatet e 1.859 mostrave të testuara për virusin Covid-19 ku në 24 orët e fundit me koronavirus janë infektuar 3 persona, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën. Ndëkohë, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 9 qytetarë.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.900 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 204.774 doza të vaksinës. Deri më sot 48.437 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.859 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.362. Në total numri i rasteve aktive është 166.