Një person ka humbur jetën dhe 9 persona kanë rezultuar pozitiv të infektuar me Covid nga 1 871 testime të kryera.
Në total numri i rasteve aktive është 160, ndërkaq sot janë shëruar 14 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,376.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.110 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 205.884 doza të vaksinës.
Ndërkohë deri më sot 49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.