Një 35-vjeçar ka tentuar të vrasë kushëririn e tij me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në Karkanjoz të Beratit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K. S. 35-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin me inicialet Sh. S., 51 vjeç.
“Tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti të çastit në banesë, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi ngjarjen.
Policia arrestoi në flagrancë autorin e ngjarjes.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Policia e Beratit, sapo ka marrë njoftim se në fshatin Karkanjoz, Berat, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.
Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.