• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

“PRESIDENT I RI POR JO TRIUMFUES” ANALIZA E DW PËR BIDEN

08/11/2020
in Aktualitet
0
“PRESIDENT I RI  POR JO TRIUMFUES” ANALIZA E DW PËR BIDEN

Fryma armiqësore ndaj demokracisë dhe ajo e shkatërrimit që solli Donald Trump nuk janë zhdukur me fitoren e Joe Bidenit. SHBA në politikën e brendshme ndodhet para kohëve të vështira, mendon Ines Pohl.

Në shumë pjesë të botës njerëzit mbajtën frymën këto ditë dhe tani – ngadalë – mund të marrin frymë thellë. Zgjati gjatë (dhe ngushtë) po Joe Biden e mundi në garën presidenciale Donald Trumpin.

Pas një mandati dhe katër vitesh të gjata, duhet që presidenti në detyrë të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar. Në këtë ditë do të betohen Joe Biden si presidente dhe Kamala Harris si zëvendëspresidente. Presidenti Trump ka bërë të ditur se do ta çojë në gjyq rezultatin, por me gjasë ai nuk ka për të pasur shumë shanse me këtë.

Lajm i mirë për multilateralistët

Ky është një lajm i mirë për një botë, që beson në marrëveshjet multilaterale dhe ëndërron për një Amerikë të besueshme. Për njerëzit që besojnë në rëndësinë e NATO-s dhe Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Për biznesin, që kërkon rregulla të qarta. Për të gjithë ata që si edhe më parë janë të bindur, se marrëdhëniet transatlantike janë të rëndësishme për unitetin dhe fuqinë e demokracive perëndimore.

Por kohët, në të cilat Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe e kanë vullnetin të bëjnë policin e botës kanë marrë fund përgjithmonë. Ishte Barack Obama, ai që me doktrinën e tij “Leading from behind” bëri të qartë, se nga Europa pritet një angazhim më i madh financiar në çështjet ushtarake. Donald Trump e ka zgjeruar këtë strategji dhe Joe Biden do ta çojë atë përpara. Edhe pse në mënyrë më diplomatike.

Kthim në Marrëveshjen për Klimën

Joe Biden, si Barack Obama, për të cilin ai punoi si zëvendëspresident, është një Transatlantik i bindur. Ai e vlerëson Gjermaninë dhe Europën si partnerë të besueshëm dhe ka premtuar, se do të rikthehet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe se do të përmbushë edhe më tej detyrimet e aleancave të tjera multilaterale si NATO-n.

Me presidentin Joe Biden SHBA do të jenë sërish një partner i besueshëm. Nëse Europa e merr seriozisht zilen e zgjimit që ra këto vitet e fundit me Trump mund të jetë një partnere e barabartë. Dhe kjo atëherë, kur pjesa europiane e aleancës e pranon përgjegjësinë që i vjen për shtat rolit të Europës në botë.

Gjurmë shkatërrimi

Në politikën e brendshme këto zgjedhje mund të vlerësohen më pak pozitivisht. Donald Trump ka sjellë shkatërrim. Mënyra e tij e qeverisjes me gënjeshtra të qëllimshme ka dëmtuar ndjeshëm proceset demokratike dhe institucionet. Shumë votues të Trumpit vazhdojnë të besojnë ende, se rezultatet e zgjedhjeve janë manipuluar.

Mbështetësit e Trumpit do të bëjnë Joe Biden përgjegjës për problemet ekonomike, me të cilat SHBA-së do t’i duhet të luftojë, jo vetëm në muajt, por edhe në vitet e ardhshme. Edhe pse natyrisht Donald Trump me injorancën e tij është bashkëpërgjegjës për pasojat e pandemisë së Coronës në vend. Katër vite Donald Trump e kanë ndryshuar shumë Amerikën. Demokratët kishin shpresuar për një fitore të jashtëzakonshme, si një provë, që një shumicë e qartë dëshiron një kurs tjetër. Kjo nuk ndodhi.

Thirrja luftarake “America first” nuk i dhuroi Trumpit fitoren e shpresuar. Por kjo thirrje nuk është shuar akoma. Donald Trump ua ka lejuar shumë amerikaneve dhe amerikanëve të tregojnë hapur racizmin e tyre, armiqësinë ndaj të huajve dhe grave. Dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Joe Biden fitoi zgjedhjet. Por mbi urrejtjen që ka mbjellë Donald Trump, dhe e cila e ka thelluar përçarjen e vendit, demokrati Biden nuk ka triumfuar. /DW/

Tags: BIDENdwpresident i 46president i ishba
Previous Post

NDAHET NGA JETA KOÇO DEVOLE/ BASHA MESAZH NGUSHËLLIMI

Next Post

PARANDALOHET KRIMI NË FAMILJE/ ARRESTOHET 35-VJEÇARI

Related Posts

Transportonte 23 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Përplasje me armë në Radhimë, vëllai i vogël qëllon drejt vëllait të madh! Arrestohet autori! Pushuesit: Ikëm me vrap

04/07/2022
Peqin/ Shkon në shtëpinë e ish-gruas, ushtron dhunë dhe i thyen makinën, arrestohet 46-vjeçari

Aksident pranë bulevardit në Vlorë, makina përplas motorin, dy persona në gjendje të rëndë për jetën

04/07/2022
Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend/ Ibrahimaj: Ulet benzina, nafta dhe gazi

01/07/2022
Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Qeveria ndryshon sërish çmimet e karburanteve

29/06/2022
Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

30/06/2022
Aksident tragjik në aksin Berat-Fier, makina përplas për vdekje punonjësin e rrugës

Aksident tragjik në aksin Berat-Fier, makina përplas për vdekje punonjësin e rrugës

29/06/2022
Next Post
PARANDALOHET KRIMI NË FAMILJE/ ARRESTOHET 35-VJEÇARI

PARANDALOHET KRIMI NË FAMILJE/ ARRESTOHET 35-VJEÇARI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    Gjashtë vendet e BE-së ku mund të merret me lehtë leja e qëndrimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vdekja e shqiptares në Genova/ Dyshohet se italiani hyri qëllimisht në korsinë e gabuar

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Legalizuan hotelin në Tiranë/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtarë të Aluiznit dhe Kadastrës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Shprehuni me partnerin për shqetësimet tuaja!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 1 korrik 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Transportonte 23 emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 32-vjeçari

Përplasje me armë në Radhimë, vëllai i vogël qëllon drejt vëllait të madh! Arrestohet autori! Pushuesit: Ikëm me vrap

04/07/2022
Delegacioni shqiptar në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Gjiknuri: Në fokus rezolutat për dënimin e agresionit rus

Delegacioni shqiptar në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Gjiknuri: Në fokus rezolutat për dënimin e agresionit rus

04/07/2022
Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO-s, Turqia: Do të kundërshtojmë nëse nuk e respektojnë paktin

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO-s, Turqia: Do të kundërshtojmë nëse nuk e respektojnë paktin

04/07/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.