840 pasuri krimi, të sekuestruara përgjatë periudhës 2011-2020, i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona lekë për mirëmbajtje. Mes betejës së vështirë me mitin e të fortëve që pengojnë zhvillimin e pronës, qendra shtetërore për menaxhim gjendet në vështirësi financiare për shkak të faturave të mirëmbajtjes. Shumë vende europiane i kanë dhënë zgjidhje këtij problemi, duke i shitur menjëherë pasuritë e vendosura nën sekuestro dhe, në rast se gjykata ia kthen sërish pronarit, i jep atij shumën e parave.
Në studion e emisionit ‘Ekonomi Plus’ në Syri Tv, gazetari Ermal Vija sjell detaje nga investigimi i kryer mbi sekuestrimin e pasurive të aktiviteti kriminal në vend.
“Në vendin tonë për 10 vite janë vënë shumë biznese nën sekuestro. Para se të vihen në sekuestro është punë e gjatë e prokurorisë, por pas sekuestros faturat e shtetit janë të majme. Një pronë kur vihet në sekuestro është fazë e parë, pastaj vendoset do i kthehet pronarit. Nëse kjo pasuri mbahet nën vëzhgim të administratorëve me pasuri të cilat e rëndojnë punën e këtyre administratorëve.
Për të administruar dhe menaxhuar, duhet të njihet puna e atij biznesi sesi administrohet një bzines i tillë. Por zakonisht shteti del me humbje gjatë menaxhimeve të tilla. Me rëndësi është që ai biznes të xhirojë para.
Një shembull do tëishte hoteli ‘Santa Quaranta’, në kohën që ishte nën sekuestro ak pasur fitime të mira si një biznes i madh në Sarandë. Ky hotel një pjesë i ka kaluar ish-pronarit dhe 40% në administrim të shtetit. Por pas marrjes në menaxhim nga administratorëve të vendosur nga shteti, pronarët vendosën të kërkonin fitimet e marra nga biznesi. Pasi me nisjen e fitimeve nën sekuestro ajo periudhë sjellë edhe shpenzimet e shumta.”
Për zgjedhjen e administratorëve, Vija u shpreh se agjensitë kanë administratorë të cilët marrin përsipër gjithçka dhe jo të jetë i specifikuar për një biznes.
“Pasuritë e shumta të vendosura në sekuestro janë kryesisht automjete të personave me të shkuar kriminale.”
“Afrimi i qytetarëve me këto biznese, për qytetarët është e vështirë të pranojë se prona të tilla janë të apstra për punë. Qytetarët e kanë të vështirë pasi persona të tillë do të rikthehen në pronën e tyre edhe pse nuk është më e tyre me urdhër të formës së prerë.”