Një shqiptar është arrestuar në Itali mbrëmjen e djeshme, pasi gjatë festimeve për kalimin e “azurrëve” në finalen e “Euro 2020” shkaktoi një aksident me dy të plagosur, që u filmua LIVE.
Ngjarja ndodhi në Cuneo. Pas vërshëllimës së arbitrit që dërgoi Italinë në finale shpërtheu festa në rrugë dhe sheshe.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Cuneo. Gjatë festimeve në sheshin kryesor një shqiptar duke lëvizur me “FIAT” përplasi një motor ku po lëviznin dy të rinj, njëri prej të cilëve maroken.
Aksidenti u filmua LIVE nga të pranishmit në shesh, të cilët në fakt kameran e celularit e kishin drejtuar nga festa teksa papritur ndodhi aksidenti. I riu shqiptar sipas mediave italiane ishte i dehur.