Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, njoftoi kalimin në gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.
Me anë të këtij vendimi detyrohen të gjitha institucionet e nivelit lokal për Ngritjen e Gatishmërisë për Menaxhimin e kësaj situate Emergjente e ndodhur pas helmimit të fundit.
Kujtojmë se që nga e shtuna rreth 900 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se u helmuan nga uji i pijshëm, ndërsa në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy persona, të cilët dyshohet se lidhen pikërisht me helmimin nga uji, por që Prokuroria Themelore ka nisur hetimet.