• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Sondazhi i BSH: Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi dhe as makinë

20/07/2021
in Ekonomi
0
Sondazhi i BSH: Pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi dhe as makinë

Një pjesë e konsiderueshme e individëve shqiptarë deklarojnë se nuk kanë mundësi që të blejnë apo të ndërtojnë një shtëpi, që është në kontrast me lulëzimin që po përjeton tregu i pasurive të paluajtshme së fundmi. Banka e Shqipërisë në indeksin që ajo harton për treguesin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, një prej pyetjeve e ka të lidhur me blerjen e shtëpive.

Të anketuarve, në bazë tremujore, u bëhet pyetja: “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.”? dhe mundësitë e zgjedhjes janë: Po, me siguri; E mundshme; Ka shumë mundësi që jo; Jo; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve është për këtë pyetje është -88, për tremujorin e parë 2021, afër nivelit maksimal negativ (prej -100), që tregon një pamundësi të lartë për blerjen e një shtëpie. Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar. Nga të 15 pyetjet që bën Banka e Shqipërisë për të matur besimin e konsumatorëve, (ku përfshihet vlerësimi i situatës financiare, papunësisë, pritshmërisë për blerjet e mëdha, prirjet e kursimit, papunësisë etj) kjo është përgjigja që ka balancën më të lartë negative.

Pamundësia për të blerë një shtëpi ishte më e larta në pjesën e parë të vitit të kaluar, sidomos në tremujorin e dytë, kur balanca arriti në gati 90%, për shkak të pasigurisë së krijuar nga pandemia dhe rritjes së papunësisë. Megjithatë, në realitet, tregu i pasurive të paluajtshme në atë periudhë ishte në lulëzim. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të tkurrur, sektori i pasurive të paluajtshme në vend është i vetmi që nuk e ndjeu aspak krizën. Për 9-mujorin 2020, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 76 miliardë lekë (rreth 612 milionë euro), duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009.

Pamundësi e lartë edhe për blerjen e makinave

Përgjigja e dytë me balancën më të lartë negative është ajo për blerjen e një makine. Konsumatorëve iu bëhet pyetja:

“Sa mundësi ka të blini një makinë gjatë 12 muajve të ardhshëm?” Alternativat e përgjigjeve janë: Shumë e mundshme; E mundshme; E pamundur; Krejtësisht e pamundur; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve në tremujorin e parë 2021 ishte -61.2. ashtu si në rastin e shtëpive, pamundësia më e lartë ishte në periudhën e pandemisë, në tremujorin e parë dhe të dytë 2020. Sipas Eurostat, Shqipëria është një nga shtetet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, së bashku me Maqedoninë.

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsmakineshtepisondazhi i bsh
Previous Post

‘Ndjenjat janë të forta, por të pamjaftueshme, kujdes!’ Horoskopi i Paolo Fox për datën 20 korrik 2021

Next Post

Myslimanët festojnë sot Kurban Bajramin, besimtarët mbushin sheshin Skëndërbej

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Myslimanët festojnë sot Kurban Bajramin, besimtarët mbushin sheshin Skëndërbej

Myslimanët festojnë sot Kurban Bajramin, besimtarët mbushin sheshin Skëndërbej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Mjeku psikiatër, Neli Demi

    “INFLAMACIONET DHE MUNGESA E OKSIGJENIT NË TRU”/ PSIKIATRI I NJOHUR TREGON FAKTORËT E VETËVRASJEVE NË SPITALE

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj/ Arrestohen 5 persona, pranga edhe ortakut Allmuça

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër merr vendimin: Drejt Malit të Zi do të udhëtojnë vetëm…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SPAK arreston “fshesaxhiun” e bashkisë/ Kush është Indrit Rusi i ndaluar për vrasjen e Klod Saliut

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.