Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë akuzuar Kinën për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik në fillim të vitit 2021.
Sulmoi synoi serverat e Microsoft Exchange, duke prekur të paktën 30,000 organizata në gjithë botën. Mbretëria e Bashkuar tha se aktorët kinezë të mbështetur nga vetë qeveria e Kinës ishin përgjegjës për sulmin, ndërsa BAshkimi Europian që sulmi vinte “nga territori kinez”.
Ministria kineze e Sigurimit të Shtetit u akuzua gjithashtu për veprimtari më të gjerë spiunazhi dhe një model më të gjerë të sjelljes të “pamatur”.
Por Kina mohoi menjëherë akuzat e aleatëve të NATO-s duke thënë që këto ishin thjesht “konspiracione” dhe që “nuk kidhte prova të mjaftueshme për të krijuar akuza konkrete”.
Ndërkohë sulmi i hakerave mbi sistemet e Microsoft tregoi dobësinë e sistemeve të kompanisë dhe sipas ekspertëve teknik të Britanisë ato mund të shkaktojnë “spiunazh në shkallë të gjerë”, përfshirë blerjen e informacionit personal dhe pronës intelektuale.