“Ne kemi hyrë në valën e katërt të pandemisë” tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Atal.
“Franca do të imponojë masat e reja të kufizimeve për të shmangur përhapjen e mëtejshme të COVID-19, i cili ndodhet në valë të katërt dhe rrezikon të krijojë një mbingarkesë të sistemit shëndetësor”– ka thënë zëdhënësi i qeverisë.
Ky i fundit ka shtuar se paçka protestave masive kundër planeve për të ndaluar hyrjen e të pavaksinuarve në ambjentet publike si baret, restorantet, muzeumet, stadiumet dhe teatrot, këto masa do të hyjnë në fuqi duke filluar nga data 1 gusht dhe do të përforcohen me rigorozitet nga forcat e rendit.
Plani, i cili përfshinë edhe vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë, përfaqëson disa nga masat më të ashpra kundër Covid-19 në Europë.