Këtë të mërkurë në Gjykatën Speciale do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca është paraparë të mbahet në orën 14:30. Para gjykatës do të dalin ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ata po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.