Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se Serbia ka kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht në Kombet e Bashkuara, të cilat sipas tij përfshijnë edhe Kosovën dhe se kjo është politika e vetme serbe.
Në reagimin e tij të fundit Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për asgjë që i përket një tjetri vendi.
“Ne jemi të interesuar vetëm t’i ruajmë gjërat tona dhe të punojmë dhe të luftojmë për njerëzit tanë,”ka thënë ai për mediat vendase.
Vuçiç duke iu përgjigjur pyetjes se si e komenton faktin që Bakir Izetbegoviqi tha atij të mos lejonte në të ardhmen deklaratat e zyrtarëve serbë, si ajo kur Aleksandar Vulin foli për bashkimin e botës serbe, të cilën Izetbegoviq e quan “Serbia e Madhe”.
“Unë nuk jam dikush që dëshiron t’i mbyllë gojën askujt, Bakir ose dikush tjetër mund ta bëjë këtë, Vulin është shoku im dhe nuk pajtohem me të për disa gjëra. Ishte tubimi i tij i partisë. Unë mbajta një fjalim të qetë dhe të përgjegjshëm , dhe Vulin e kishte fjalimin e tij, të cilin supozoj se ishte më i pëlqyer nga pjesa më e madhe e Serbisë”, theksoi ai.
Sipas tij Serbia ka kufij të njohur ndërkombëtarisht.