Itali- Autoritetet italiane kanë kryer autopsinë e trupit të Giovanni Caramuscio, ish-menaxheri i bankës së Monteronit, i cili u qëllua për vdekje teksa po tërhiqte paratë nga një ATM.
Ekzaminimi konfirmoi se dy plumba, të cilat e prekën viktimën në gjok ishin fatale për të, pasi i goditën zemrën dhe mushkritë. Plumbi i nxjerrë nga mjeko Alberto Tortorella i është dorëzuar forcave të Policisë për të përcaktuar edhe nga cila armë ka dalë.
Sipas mediave italiane, arma u gjet në shtëpinë e shqiptarit, Paulin Mecaj , 31 vjeç, i cili dyshohet se qëlloi për të mbrojtur bashkëpunëtorin e tij, Andrea Capone.
Deri më tani asnjë prej tyre nuk e kanë “hapur gojën” para hetuesëve, megjithatë kamerat e sigurisë dhe dëshmia e zonjës të të ndjerit janë të mjaftueshem për t’i shpallur si të akuzuarit kryesorë.