Distria Krasniqi xhudistja nga Kosova është shumë afër të triumfojë në Lojërat Olimpike 2020.
Në më pas se 20 sekonda në çerekfinale ajo ka mposhtur Chen Hao Lin të Taipeit Kinez me ippon, në kategorinë -48 kg.
Distria tani është vetëm një luftë larg ëndrrës që ta bëjë realitet, që të fitojë medalje Olimpike.
Ajo në gjysmëfinale do të përballet me Urantsetseg Munkhbat. Blloku final, që përfshin edhe gjysmëfinalet, zhvillohet prej orës 10:00 me kohën tonë lokale.