Të hënën Kosova do të mbajë zi, për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Kroaci, ku një autobus i mbushur me udhëtarë doli nga rruga dhe për pasojë humbën jetën 10 persona ndërsa u plagosën mbi 40 të tjerë.
Ka qenë Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident. Po ashtu Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.
Për aksidentin, kryeministri Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë.
Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, thuhet në njoftim.