Sipas autoriteteve në Greqi, dy policë kanë shpërfillur denoncimin për dhunë në familje në datë 11 korrik, aty ku ditën e sotme shqiptari theri me thikë gruan e tij.
Sipas policisë, ata janë larguar nga banesa pa bërë kontrollet e nevojshme duke sjellë përfundimin tragjik të mëngjesit të sotëm.
Ministria e Mbrotjes deklaroi se ata punonjësit e policisë janë të detyruar të kryejnë deri në fund detyrën e tyre dhe ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kanë vend në policinë greke. “
“Policia është e detyruar të kryejë detyrën e saj, dhe në të vërtetë shumica dërrmuese e tyre e kryejnë atë me ndërgjegje dhe vetëmohim, në të gjitha rrethanat, ditë e natë, sa herë që qytetarët kanë nevojë për ndihmën e tyre. Për ata oficerë policie që nuk e kuptojnë këtë, nuk ka vend në Policinë Greke”, thuhet në deklaratë.
Ministria theksoi se dy punonjësit e policisë që u dërguan për të verifikuar denoncimin për dhunë në familje nuk kanë reaguar si duhet, duke qenë se sinjalet ishin me përparësi të lartë.
Ndërkohë postimi “profetik” i fqinjes së çiftit shqiptar ka shkaktuar mjaft tronditje. Gruaja që jetonte me familjen e saj në apartamentin ngjitur dëgjonte shpesh çiftin duke u grinder.
Një nga grindjet e fundit kishte qenë më datë 11 korrik, kur ajo denoncoi në polici dhe më pas shkroi në status në rrjetet sociale duke parashikuar fatin e të ndjerës. “Një ditë ai do ta therë atë”, shkruante ajo.