VJENË– Vazhdojnë hetimet për sulmin terrorist që ndodhi më dy nëntor në Vjenë të Austrisë. Policia zviceriane ka arrestuar dy persona të dyshuar që kanë lidhje me personin që kreu aktin makabër ku të vdekur mbetën 5 persona.
Media zvicerane ‘Newsnestia‘ raporton se këta persona në korrik të këtij viti kishin vizituar sulmuesin.
Dy personat, njëri i moshës 18 vjeçare dhe tjetri 24, qëndruan në Vjenë nga 16 deri më 20 korrik, dhe u takuan me sulmuesin në një vend të panjohur. Media gjithashtu shkruan se personi i armatosur, i cili u qëllua për vdekje nga policia pasi vrau katër persona në qendër të kryeqytetit austriak, mund të ketë udhëtuar në kantonin e Cyrihut në një moment midis 21 korrikut dhe 2 nëntorit.
Sulmi terrorist ndodhi më 2 nentor , në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. 5 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.