• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Interesat e kredisë për biznesin u ulën në 6-mujorin e parë

02/08/2021
in Ekonomi
0
Kreditë me probleme u rritën lehtë në 8.2% në muajin Janar

Bizneset këtë vit po marrin kredi me interesa më të ulëta. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 6-mujorin e parë të këtij viti, normat mesatare të interesit të kredisë për shoqëritë tregtare pësuan rënie në të gjitha monedhat. Në Lek, norma mesatare e interesit zbriti në 5.45%, nga 5.58% që kishte qenë mesatarja e 6-mujorit të parë vitin e kaluar. Në Euro, norma mesatare e interesit ra në 3.95%, nga 4.12% për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Dollarë Amerikanë, interesi mesatar i kredive zbriti në 4.4%, nga 5.31% për 6-mujorin 2020.

Ulja e normave të interesit për kreditë e biznesit është një element që ul kostot e operacioneve dhe investimeve të reja për sipërmarrjen. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për gjysmën e parë të këtij viti, kredia e re për kompanitë private ra me 9% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, vlerësohet se ka ardhur sidomos te kredia për nevoja likuiditeti, ndërsa kredia për investime, sidomos për pasuri të paluajtshme, por edhe për mallra kapitale, ka ecuri pozitive.

Për herë të parë pas pesë tremujorësh radhazi, bankat raportuan lehtësim në standardet e kreditimit për bizneset në tremujorin e dytë të këtij viti. Po të shohim statistikat, lehtësimi duket se ka prekur edhe elementin çmim të kredisë. Nga ana tjetër, sipas përgjigjeve të bankave në Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues, vetë normat e ulëta të interesit kanë qenë një faktor që kanë ndikuar në rritjen e kërkesës së bizneseve për kredi bankare në tremujorin e dytë të këtij viti.

Normat e interesit të kredisë përgjithësisht ngelën pranë niveleve më të ulëta historike edhe pas shpërthimit të pandemisë, megjithëse kjo ngjarje shtoi rreziqet potenciale për aktivitetin ekonomik në vend. Kjo tablo u ndikua nga disa faktorë. Banka e Shqipërisë aplikoi një politikë monetare më stimuluese se kurrë, duke e ulur normën bazë në nivelin minimal historik prej 0.5% në marsin e vitit 2020. Paralelisht, bankave iu garantua akses i pakufizuar në likuiditetet, për të shmangur boshllëqe afatshkurtra që mund të krijonin pasiguri në sistemin financiar.

Oferta e lartë monetare ndihmoi në ruajtjen e likuiditetit të lartë në treg, e shoqëruar paralelisht edhe me një rritje të fortë të depozitave të publikut, që po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Likuiditeti i bollshëm në treg u përcoll mirë në zinxhirin e transmetimit të politikës monetare, duke filluar nga tregu benchmark i titujve shtetërorë, ku normat e interesit ngelën të ulëta, duke krijuar parakushte për kreditim më të lirë edhe ndaj sektorit privat.

Masat e përkohshme të Bankës së Shqipërisë ndihmuan në ruajtjen e cilësisë së portofolit të bankave edhe në momentin më të vështirë të krizës, përmes masave që lehtësuan shtyrjen dhe ristrukturimin e kredive. Kjo iu dha njëkohësisht huamarrësve më shumë kohë dhe likuiditet të lirë për të kaluar vështirësitë e përkohshme të lidhura me pandeminë. Linjat e garancisë sovrane ndihmuan gjithashtu në ruajtjen e kostos më të ulët të huadhënies për bizneset, duke transferuar një pjesë të rrezikut te qeveria shqiptare.

Së fundmi, shmangia e masave drastike kufizuese pas valës së dytë të pandemisë, në vjeshtë, bëri që efektet në aktivitetin e sektorit privat të ishin më të zbutura. Kjo shmangu rritjen e rrezikut të kreditimit të tyre nga sektori bankar, që do të përkthehej edhe në norma më të larta interesi./E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

Marrë nga Monitor.al

Tags: banka e shqiperiseinteresat e kredisekredi per biznese
Previous Post

Gjermania shtrëngon masat: Stop testeve falas për të pavaksinuarit

Next Post

Situata me zjarret në vend, reagon kryeministri Edi Rama: Nuk jemi vendi i vetëm që po përballet me to

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Situata me zjarret në vend, reagon kryeministri Edi Rama: Nuk jemi vendi i vetëm që po përballet me to

Situata me zjarret në vend, reagon kryeministri Edi Rama: Nuk jemi vendi i vetëm që po përballet me to

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.