Zjarret e ditëve të fundit që kanë përfshirë disa zona në Kosovë kanë shënuar dhe viktimën e parë.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur jetën në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit nga tymi i zjarrit.
“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.