• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqipëria, ndër vendet europiane me përqindjen më të lartë të të rinjve as në punë dhe as në shkollë

06/08/2021
in Ekonomi
0
Shqipëria, ndër vendet europiane me përqindjen më të lartë të të rinjve as në punë dhe as në shkollë

Në vitin 2020, Shqipëria kishte 27,9% të të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë, sipas INSTAT. Duke e krahasuar me një renditje të Eurostat, Shqipëria është e katërta, pas Turqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me përqindjen më të lartë të të rinjve që as nuk punojnë dhe as nuk mësojnë dhe as nuk janë në ndonjë trajnim.

Gjatë vitit të kaluar, një në gjashtë të rinj europianë nuk ishin as në shkollë, as në punë, ose 17% e totalit të të rinjve, ndërsa në Shqipëri, afërsisht 1 në 4 të rinj nuk është i zënë as me punë dhe as me studime. Rezultatet e fundit nga Anketa e Forcës së Punës në BE treguan se pas një trendi në rënie në përqindjen e të rinjve që nuk janë as në punë dhe as në shkollë që nga viti 2013, gjatë vitit 2020 pa një kthesë në rritje për shkak të pandemisë Covid-19.

Normat më të ulëta të të rinjve jo aktivë ishin në Republikën Çeke (5.6% të burrave) dhe në Holandë (9.5% të grave të reja). Në të kundërt, normat më të larta në BE u regjistruan në Itali për burrat dhe gratë e reja, përkatësisht me 24.0% dhe 35.0% që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë. Në të gjitha vendet e Europës, përqindja e femrave të reja as në punë dhe as në shkollë ishte më e lartë se ajo e meshkujve.
Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Gjatë vitit të kaluar, mbi 12 mijë të rinj shqiptarë humbën punën.

Shumë të rinj që kanë humbur punën janë drejtuar për ndihmë në zyrat e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2020, ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç. Të dhëna të tjera sektoriale sugjerojnë se të rinjtë që kanë humbur punën ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet.
Rritja e papunësisë në moshën 15-29 vjeç ndikon për keq trendet e emigracionit në vend, që ishin të larta edhe para krizës pandemike. Një studim i ekspertëve Gëdeshi dhe King ka identifikuar se, 70% e 20-vjeçarëve dëshironin të largoheshin nga vendi në vitin 2018. Kjo dëshirë për të lënë vendin është më e madhe tek të rinjtë se te grupmoshat e tjera. Shkaqet lidhen me një seri faktorësh socialë dhe ekonomikë, thotë Gëdeshi.

Marrë nga Monitor.al

Tags: instatpapunesishkollimte rinjte
Previous Post

Pamjet nga satelitët e NASA-s, ku janë vatrat e zjarreve në Shqipëri dhe Europë

Next Post

Situata me zjarret në Shqipëri, VOA: Pritet ndihma nga BE

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Situata me zjarret në Shqipëri, VOA: Pritet ndihma nga BE

Situata me zjarret në Shqipëri, VOA: Pritet ndihma nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.