Hagë- Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK, Jakup Krasniqi ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës të ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale e Hagës.
Gjyqtari e ripyeti në rast se mos ishte problem përkthimi, dhe Krasniqi e ripërsëriti se nuk ishte fajtor dhe se s’kishte si ta thoshte ndryshe.
GJYQTARI: Ju nuk mund të përfaqësoni veten sepse jeni në ndalim. Përfaqësia nga një avokat mbrojtës është e detyrueshme. Unë i kam dhënë, e kam njoftuar zyrën administratore për caktimin e avokatës. Ju na keni konfirmuar se keni avokat.
JAKUP KRASNIQI: Edhe në të ardhmen thashë që s’kam dëshiruar, por nga presioni i familjes dhe shokëve kam pranuar. Në këtë rrafsh po i respektojmë.
GJYQTARI: I kënaqur që i akuzuari është i përfaqësuar. Do t’ju kërkohet të deklaroheni fajtor ose jo fajtor brenda 30 ditëve për çdo pikë nga aktakuzat.
JAKUP KRASNIQI: Unë edhe pse kam pasur një bisedë të ndjerë me avokaten mbrojtëse, dhe i kam shikuar telegrafikisht pikat kryesore. Unë edhe më herët e thashë dhe po e them, unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë dhe për asnjë gjë tjetër që thuhet në aktakuzë.’
GJYQTARI: Nuk e di nëse janë fjalët tuaja, nëse është çështje përkthimi. Nuk ndiheni fajtor. Nëse deklaroheni ose jo fajtor apo të bëjmë një seancë tjetër për 30 ditë. Deklaroheni apo jo?
JAKUP KRASNIQI: Deklarohem jo fajtor. Nuk kam asnjë faj të vetëm, s’di si ta them ndryshe.
GJYQTARI: Shumë e qartë që deklaroheni jo fajtor. Mund të zini vend. Tani le të kalojmë tek gjuhët zytare.