Banorët në Evia-n Veriore janë duke u kthyer gradualisht nëpër banesa për të parë edhe sasinë e dëmit që është bërë. Pamjet e transmetuara nga media tregojnë shtëpi të shkrumbuara ndërsa raportohet se qindra banorë kanë mbetur pa çati.
“Kaluam një kohë shumë të vështirë. Ikëm natën. Zjarri dogji disa shtëpi. 20 shtëpi janë djegur plotësisht. Ne u kthyem për të mbledhur copat. Ende po përpiqemi të qetësohemi, nuk mendoj se do të qetësohemi ndonjëherë plotësisht,” tha një banor i Kokkinomilia për MEGA.
Një fotografi e publikuar nga shërbimi satelitor Copernicus ditën e djeshme tregon pasojat që ka lënë zjarri në Evia.
Sistemi evropian i regjistrimit satelitor EFFIS përcakton zonën e djegur në Evia-n Veriore në 507,950 hektarë , ndërsa vlerëson se mund të arrijë në 700,000. Ky është shkatërrimi më i madh i të gjitha kohërave i regjistruar në Greqi nga një zjarr i vetëm.