• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Pengesat për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

13/08/2021
in Rajon
0
Zhgënjim në BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

EU flags waving in front of European Parliament building. Brussels, Belgium

Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishin bllokuar prej dy dekadash nga mosmarrëveshjet për emrin me Greqinë.

Pas një kompromisi jo të lehtë që dha shpresa se mund të hapej rruga, kanë dalë pengesa të tjera, këtë herë nga Bullgaria, e cila ka ngritur kundërshti lidhur me gjuhën dhe trashëgiminë historike.

Shqipëria, fati i së cilës në përpjekjet për anëtarësim në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut, është tani viktimë e rastit.

Si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Shqipëria kishin shpresa të mëdha për këtë vit, por përparimi ngeci në një takim të Këshillit për Çështje të Përgjithshme në BE, ku Bullgaria përdori veton si anëtare e Bashkimit për të bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

Ndër shqetësimet kulturore e historike, Sofja i ka kërkuar Shkupit të pohojë se gjuha që flitet në Maqedoninë e Veriut rrjedh nga bullgarishtja. Për qeverinë e Shkupit, kjo është vështirë të gëlltitet, pas kompromisit që bëri duke i shtuar emrit zyrtar cilësorin “E Veriut” për të qetësuar Greqinë dhe kundërshtitë e saj për emrin, me të cilin identifikohet edhe një krahinë në Greqi.

Qeveria e Shkupit tha se nuk ka në plan të heqë dorë nga synimet për aderim në BE dhe se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje.

“Nëse ka vullnet politik dhe rol udhëheqës nga pala bullgare, mendoj se mund të gjejmë një zgjidhje që është në të mirë të miqësisë maqedono-bullgare, për premtimin evropian ndaj rajonit dhe për Maqedoninë e Veriut. Ekziston ende një “sikur” sepse ne bëmë të pamundurën,” tha Nikola Dimitrov, zëvendës kryeministër i Maqedonisë së Veriut për marrëdhëniet me Evropën, siç njofton Euronews.

Në një deklaratë më 28 qershor të postuar në faqen elektronike të Ministrisë së Jashtme, Bullgaria thekson se është e angazhuar për të zgjidhur mospajtimet me Maqedoninë e Veriut por kërkon t’u jepet fund atyre që i cilëson si shtypje të të drejtave të banorëve në Maqedoninë e Veriut “të cilët e konsiderojnë veten bullgarë”.

Ekspertë në Shtetet e Bashkuara, të cilët mbështesin procesin e integrimit të tërë Ballkanit në BE, paralajmërojnë se vonesat në hapjen e bisedimeve me këto dy vende mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe Kina për të shtuar ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor.

Eksperti për zhvillimet ballkanike, Edward Joseph e cilëson këtë ngecje si një sfidë shumë serioze për BE-në dhe vizionin e saj.

“Ky është një bllokim i pajustifikueshëm, një imponim nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Dështimi në këtë proces do të destabilizojë Ballkanin dhe përfaqëson një hapje për Rusinë dhe Kinën në rajon,” tha zoti Joseph për shërbimin e VOA-s në gjuhën maqedonase.

Të gjitha vendet e tjera të BE-së shprehen se Maqedonia e Veriut është gati për anëtarësim.

“Maqedonia e Veriut ka bërë ato që i janë kërkuar; ka bërë më shumë nga sa u është kërkuar vendeve të tjera. Ne në Shtetet e Bashkuara e respektojmë atë që bëri Maqedonia e Veriut si një kompromis i mirëfilltë me Greqinë,” thotë zoti Joseph.

Ai argumenton se Bullgaria kërkon nga Shkupi “të pranojë një version të historisë, një version mbi identitetin e tyre, por faktikisht ky version që Bullgaria e kërkon me ngulm është kundër vlerave të BE-së” që kërkojnë nga vendet anëtare të mos sjellin mosmarrëveshje dypalëshe në procesin e zgjerimit.

Bullgaria, nga ana e saj, këmbëngul se e konsideron zgjerimin e BE-së me vende të Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se nuk është kundër bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë, megjithëse për momentin blloku nuk është i gatshëm të hapë bisedime me asnjërin prej këtyre dy vendeve në mënyrë individuale.

Analisti Joseph shton se nëse vendet anëtare të BE-së nuk janë në gjendje t’i ushtrojnë presion të mjaftueshëm Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të çuar përpara procesin, SHBA duhet të angazhohet në këtë çështje.

“Uashingtoni duhet të bashkojë forcat me Brukselin dhe me aleatët kryesorë në Berlin, Paris etj, dhe të ushtrohet presioni i duhur,” thotë analisti duke shtuar se Presidenti Joe Biden pat thënë vetë në vitet 1990 se administrata e atëhershme Clinton duhet të bënte më shumë për të integruar Ballkanin me Evropën Perëndimore.

Erwan Fouéré, ish-përfaqësues i posaçëm i BE-së në Maqedoninë e Veriut, ofron një analizë të ngjashme:

“Amerikanët duan ta shohin BE-në në rol udhëheqës. Për fat të keq, BE-ja nuk po e luan këtë rol si duhet. Situata me Bullgarinë dhe vetoja që përdori Bullgaria minojnë tërë agjendën e Bashkimit Evropian për zgjerim. Të gjitha ato premtime që i janë bërë Maqedonisë së Veriut janë shkelur; tani shtohet një tjetër premtim i shkelur,” thotë zoti Fouéré për Zërin e Amerikës.

Ish-zyrtari Fouéré, aktualisht studiues në Qendrën për Politika Evropiane në Bruksel, thotë se rruga përpara mund të kërkojë “ndërmjetësim nga një palë e tretë, si Këshilli i Evropës, apo OSBE-ja. Këto janë organizma me përvojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe,” thotë ai.

Tags: albanewsmaqedonia e veriutrruga drejt be
Previous Post

Kokainë, kanabis, grabitje dhe të dehur në timon, arrestohen 5 persona në Fier

Next Post

36 ton çokollata dhe akullore me përmbajtje kancerogjene, fillon tërheqja e tyre nga marketet në Shqipëri

Related Posts

Mediat serbe: Vuçiç thërret këshillin e sigurisë pas vendimit të Kosovës për targat

Dialogu, Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

02/02/2023
Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

Bypass i Elbasanit, ARRSH shpall fituese ofertën afër fondit limit! Skualifikon 4 ofertat me kosto më të ulët

31/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

Kosovë/ Mbahet sot takimi për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

31/01/2023
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO!

28/01/2023
Vjosa Osmani

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Beogradi po përpiqet të na destabilizoje

25/01/2023
Kosova këtë vit kishte më së shumti vizitorë nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

19/01/2023
Next Post
36 ton çokollata dhe akullore me përmbajtje kancerogjene, fillon tërheqja e tyre nga marketet në Shqipëri

36 ton çokollata dhe akullore me përmbajtje kancerogjene, fillon tërheqja e tyre nga marketet në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.