Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 1.128 raste të reja me koronavirus nga 6,784 testime të kryera. Po ashtu, autoritet në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe tre qytetarë të tjerë.
Gjatë kësaj periudhe 46 janë shëruar persona. Kurse, numri total i rasteve aktive në vend është 5.493.
NJOFTIMI
“13 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.248 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 192.503 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 7.424 testime, 1.128 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 46 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.009. Në total numri i rasteve aktive është 5.493.”