RISHTINË- Një rast i veçantë ka ndodhur në Kosovë ku një foshnje ka lindur me antitrupa ndaj COVID19, pasi nëna e tij ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë kundër virusit vdekjeprurës. Lajmi është dhënë nga e ëma e foshnjes, Gresa Elezi, e cila apelon për tu vaksinuar.
“Faleminderit Dr Göksu Göç qe me perkushtim dhe profesionalizem vajza ime dhe une jemi ndjere te sigurta te duart tuaja. Sot jam edhe me e lumtur qe me vaksinimin tim gjate shtatezanise, vajza eshte plotesisht e mbrojtur ndaj Covid-19” shkruan ajo.
Debati për vaksinimin e grave shtatzëna vazhdon ku mjekë dhe ekspertë kanë qendrime pro dhe kundër. CDC, qendra amerikane e trajtimit të sëmundjeve, rekomandon vaksinimin e të gjithë personave mbi moshën 12 vjeç, përfshirë edhe gratë që janë shtatzënë, ato që janë në gjidhënie, po përpiqen të ngelen shtatzënë sot ose në të ardhmen.