Policia greke është vënë në kërkim të një shqiptari, të dyshuar si ka vjedhur një numër të madh shtëpish në zona të ndryshme të vendit. Ai njihet si “Giovani” që ka alarmuar policinë greke.
Mediat lokale raportojnë se ai është liruar nga burgu në vitin 2019 ku kishte kryer disa vite me akuzën e vjedhjes, por dyshohet se i është rikthyer sërish të njëjtit aktivitet duke u futur nëpër shtëpi në zona si Evia apo Korinthi.
Shqiptari, i cilësuar edhe si “Fantazma”, pasi është krejtësisht i padukshëm në aksionet e tij, dyshohet se është i armatosur dhe përbën një rrezik të madh për qytetarët si edhe policinë. Sipas një dokumenti sekret të policisë greke, të bërë publik nga Protothema, sëfundmi “Fantazma” është futur në një shtëpi në të njëjtën zonë duke marrë me vete edhe dy armë. Ai nuk po kapet nga policia pasi dyshohet se lëviz nëpër rrugë dytësore me qëllim shmangien e postblloqeve të policisë.