Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u bëri thirrje vendeve demokratike të mos hezitojnë të strehojnë afganët që po largohen nga vendi i tyre për shkak të regjimit të talebanëve. Osmani ka thënë se nëse Kosova, një vend shumë i vogël në Ballkan, mund e bën një veprim të tillë, çdo shtet tjetër mund ta bëjë.
E para e shtetit zbuloi që bisedimet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara vijonin prej disa muajsh dhe vendimi final për strehimin e afganëve, të paktën përkohësisht, u mor në korrik. “Besoj se, që në atë kohë kishte të paktën disa informacione që personat që kanë punuar me ushtrinë amerikane mund të ishin në rrezik, por ne ishim gati dhe e treguam gatishmërinë tonë”.
Të paktën 1000 afganë pritet të vijnë edhe në Shqipëri, ndërsa Maqedonia e Veriut ka deklaruar se do të presë 450. Ata janë të gjitha bashkëpunëtorë të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, të cilët do të transferohen përfundimisht atje pas qëndrimit në Ballkan.