Babai i vajzës 18-vjeçare që u dhunua për vdekje në Kosovë ka folur për mediat. Sipas tij, ai e kuptoi vonë se vajza e tij shoqërohej me një person që ka pasur vepra kriminale. Ai u shpreh për RTK-në se është shumë i tronditur, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe të kapin të dyshuarin, që sipas tij, i mori jetën vajzës së tij.
Babai i 18-vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit. Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kë shoqërohen.
Babai i të resë thotë se vajza ka jetuar për rreth dy muaj me personin që është në kërkim, por sipas tij, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar që t’i tregoj familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.
Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18-vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik. Po ashtu, ai është shprehur i revoltuar me organet e drejtësisë që kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.
“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.