Gjykata e Ferizajt, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës nën akuzën e vrasjes së partneres së tij, Marigona Osmani. Ndaj Krivaqës rëndon akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim me shokun e tij, Arbër Sejdiu.
Autori mendonte se 18-vjeçarja e tradhtonte me djalin e dajës së tij. Për pasojë, mbrëmjen e 22 gushtit, ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës e më pas e ka goditur fizikisht. Dhuna ka vazhduar gjatë 23 gushtit, kur në ndihmë të aktit makabër, Krivaqës i ka ardhur shoku i tij, Arbër Sejdiu.
Dyshohet se pasi e ndjera ka ndërruar jetë, të dy e kanë marrë trupin e saj dhe e kanë lënë para spitalit të Ferizajt.