Protestuesit kanë qëlluar me bojë të kuqe objektin e qeverisë së Kosovës, duke kërkuar drejtësi për 18-vjeçaren e vrarë disa ditë më parë në Ferizaj. Manifestuesit brohoritën “Kryeministër i ke duart me gjak” dhe “Drejtësi për Marigona Osmanin”. Protesta nisi fillimisht përpara ministrisë së drejtësisë, ku u kërkua që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.
Gjithashtu u bë thirrje për shkarkimin e të gjithë gjykatësve, prokurorëve dhe policëve që nuk i trajtojnë këto raste me seriozitet sipas Kodit të Procedurës Penale. Nderkohë, ne proteste mori pjese edhe vetë ministrja e drejtesisë, Albulena Haxhiu.