KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 18 viktima dhe 2,295 raste të reja të infektuara me Covid19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza vaksine kundër COVID-19 dhe deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Njoftimi i IKSHPK:
26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes. Në total numri i rasteve aktive është 24.939.