KOSOVË– Ditën e djeshme është ndaluar një shtetas shqiptar nga policia e Kosovës me kërkesë të prokurorisë themelore.
Shtetasi me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Gjithashtu, më 12 nëntor të vitit 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.