Tre ditë zi do të mbajë komuna e Tetovës në Maqedoninë e Veriut për viktimat që humbën jetën nga zjarri i rënë në një strukturë spitalore Covid.
Ka qenë Këshilli i Komunës së Tetovë i cili në mbledhjen e sotme urgjente ka sjell vendimin që shpall tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme në Tetovë. Ndërkohë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e viktimave, ndërsa ka bërë thirrje që të mos aludohet për numrin e viktimave.