Agjencia e Prokurimit Publik ka udhëzuar institucionet publike që të mbajtën parasysh disa aspekte kur bëjnë hartimin e planit të zbatimit të kontratës.
Pavarësisht shërbimit, mallit apo punëve që parashikon kontrata autoritetet duhet të jenë strikte sa i takon respektimit të kalendarit dhe zbatimit. Në udhëzim APP sqaron se përjashtime mund të bëhen vetëm në rastet kur kontraktori për arsye për arsye objektive dhe te pavarura prej tij në kohen e ofrimit, ofron, me të njëjtin çmim, kushte më të mira se ato të tenderuar, të cilat duhet të kenë natyre jodiskriminuese dhe të jenë në përputhje me objektin e kontratës.
“Autoriteti/enti kontraktor harton planin e zbatimit të kontratës, në përputhje me natyrën e objektit të kontratës, kohëzgjatjen e zbatimit të saj dhe kushtet e veçanta, Plani i zbatimit të kontratës, përfshin në veçanti çështjet organizative, afatet e përcaktuara, çështjet ekonomike, kushtet specifike teknike, personin/personat përgjegjës për ndjekjen e zbatimit te kontratës, si dhe çdo çështje tjetër, në përputhje me kushtet kontraktuale dhe legjislacionin në fuqi” thuhet në udhëzimin e APP.
Gjatë hartimit të planit të zbatimit të kontratës institucionet udhëzohen që të kenë të disponueshme të dhëna të disa kategorive duke nisur nga adresa dhe personat përgjegjës pranë tyre tek të dhënat e operatorit ekonomik/bashkimit të operatoreve ekonomikë, adresë, kontaktet. Po kështu përqindja (%)/vlera dhe elementet/zërat e kontratës që kanë marrë përsipër të zbatojnë secili operator ekonomik. ·
Po kështu të dhënat e nenkontraktorit/eve (nëse është rasti), adresën, kontaktet, et]. të dhënat e kontratës së nënkontraktimit (numrin, datën, përqindjen e nënkontraktimit, përshkrimin e punimeve dhe çdo të dhënë tjetër),
APP udhëzon që të mbahen edhe të dhënat kryesore të kontratës si, numrin. datën, objektin, tipin, numrin dhe datën e marrëveshjes kuadër (nëse është rasti), afatin, vlerën, burimi i financimit, gjuha e saj, ripërtëritjen e kontratës, si dhe çdo të dhënë tjetër.
Gjithashtu duhen përcaktuar të dhënat lidhur me procedurën e prokurimit, numrin e referencës, fondin limit, kodin përkatës në Fjalorin e Përbashkët të Prokurimit (CPV).
Në planin e zbatimit APP udhëzon që të përfshihen edhe personat përgjegjës të përfshirë në procedurë nga të dyja palët autoriteti dhe operatori. Të dhënat mbi sigurimin e kontratës, të dhënat e kolaudatorit, grafiku i zbatimit të punëve apo lëvrimit të mallrave apo realizimit të shërbimeve.
Për secilën lloj kontratë përcaktohen edhe dokumentet që administrohen në dosjen e zbatimit.
Marrë nga Monitor.al