Patrizio Bianchi, Ministri italian i arsimit ka thënë në Ditën e Unitetit Kombëtar në Bolonjë se qeveria italiane do i përmbahet angazhimit të saj për të mbajtur të hapur shkollat dhe nga e hëna do të nisë mësimi.
Megjithatë masat do të ndiqen me rigorozitet. Mësuesit dhe prindërit duhet të paraqesin çertifikatën e gjelbër sepse në rast të kundërt gjoba për ta fillon nga 400 deri në 1000 euro. Përsa u përkët nxënësve ata do t’i nënshtrohen testeve anti-Covid dhe do të mbajnë maskat si formë e detyruar.
“Qeveria tashmë e ka premtuar që me dekretin e 6 gushtit ku tha shprehimisht se për shëndetin psikofizik të fëmijëve, shkollat do të mbeten të hapura. Ne kemi 93% të stafit të shkollës të vaksinuar, me një dëshmi përgjegjësie që asnjë sektor tjetër në Itali nuk e ka dhënë dhe në të njëjtin nivel jemi edhe me fëmijët. Shkolla ka reaguar në një mënyrë që është shembull në të gjithë vendin” shtoi ministry. Ne filluam konkursin special dhe këtë vit për herë të parë detyrat vjetore u ndanë në shtator dhe jo në tetor.Mbajtja e shkollave të hapura nuk është një premtim, por një angazhim i të gjithë qeverisë, ka një ndryshim. Ky është një angazhim që ekzekutivi ka bërë në tërësi”, tha Ministri Bianchi.