• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Të ardhurat nga doganat arrijnë rekord historik në gusht, nga rritja e importeve, çmimeve dhe konsumit të karburanteve

14/09/2021
in Ekonomi
0
Të ardhurat nga doganat arrijnë rekord historik në gusht, nga rritja e importeve, çmimeve dhe konsumit të karburanteve

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Rritja e të ardhurave doganore për muajin gusht 2021 dhe periudhën 8-mujore kanë shënuar rekord historik, sipas të dhënave të publikuara nga Doganat. Të ardhurat doganore në muajin Gusht 2021 janë realizuar në masën 17.3 miliardë lek me një tejkalim prej 18% nga të ardhurat e planifikuara(14.7 miliardë lek) ose rreth 2.6 miliardë lek (rreth 26 milionë USD) më shumë.

Në krahasim me muajin Gusht 2020, të ardhurat e gusht 2021 janë realizuar rreth 3.7 miliardë lek më shumë ose me një rritje 27 për qind.

Sipas analizës periodike të të dhënave të Doganave, muaji Gusht 2021 ka realizmin më të lartë të çdo muaji të 30 viteve të fundit,

Faktorët që kanë ndikuar në rritjen rekord të të ardhurave doganore janë si vijon:

  • Taksa Doganore është realizuar me rreth 125 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;
  • Akciza Neto eshte realizuar në total +987 Mln lek më shumë, kryesisht e ndikuar nga rritja e konsumit të karburantit me rreth 15,000 ton më shumë me efekt në rritjen e të ardhurave doganore me 663 milionë lek dhe cigares me rreth 58 ton më shume ose rreth 352 Milionë lek.
  • TVSH me rritje në total +2.5 Mld lek ku kanë ndikuar: rritja e sasisë së importuar të artikujve të konsumit të përgjithshëm me +365 Mln lek, Karburanti me +565 Mln lek, Hekuri me +200 Mln, Autoveturat e përdorura me +365 Mln, Cigare me +374 Mln, Gaz i lengshëm me 142 mln, etj..
  • Renta me rënie -71 Milion lek për shkak të kryerjes vetëm të një ekporti me naftë bruto.

8 mujori

Të ardhurat në 8 mujorin 2021 janë realizuar në masën 119.3 Miliardë lek (nga 109.7 miliardë lek të planifikuara ose rreth 9.6 miliardë lek më shumë (rreth 96 Mln USD më shumë). Në krahasim me 8 mujorin 2020 janë realizuar rreth 23.3 Miliardë lek më shumë. Doganat pohojnë se krahas rritjes së importeve pozitivisht ka ndikuar dhe lehtësimi i tregtisë dhe mbikëqyrjes efektive, përmirësimit të klimës së biznesit, uljes së kohës së zhdoganimit, përmirësimit të mënyrës së vlerësimit të detyrimeve doganore dhe mirëadministrimit.

Rritja e të ardhurave është ndikuar në masën 78% nga rritja e sasive të importit dhe në masën 22% nga rritja e çmimeve. Vlen të theksohet se rritja e çmimeve në totalin e saj është amortizuar nga rënia e kursit të këmbimit me efekt negative rreth 2 Miliardë Lek.

Doganat theksojnë se tetë mujori Janar-Gusht 2021 ka realizmin më të lartë të çdo 8-mujori në historinë e doganave.

Faktoret që kanë ndikuar tek çdo taksë, krahasuar me një vit më parë, janë si vijon:

  • Taksa Doganorë: + 767 Mln lek më shumë nga importi mallrave me origjinë kryesisht Kinë
  • Akciza: Në total +5.2 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga: rritja e importit të karburantit me +2.8 Mld, rritja e importit të cigareve me +2 Mld, Birrës me rreth 180 Mln lek, etj.
  • TVSH: Në total, T.V.SH-ja krahasuar me tetë-mujorin 2020 ka dhënë rreth 1 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:
    • +3 Mld lek rritja e konsumit të mallrave të konsumit të përditshëm.
    • +3 mld Lek rritja e Karburantit të importit
    • +2.1 Mld lek rritje e importit të automjeteve të përdorura.
    • +2 Mld lek rritje nga importi i metaleve bazë.
    • +900 Mln lek rritje e importit të veshje, tekstile.
    • +852 Mln Lek Konstruksionet metalike
    • +600 Mln lek Gaz i lëngshëm,, etj.
  • Renta +358 Milion lek për shkak të efektit të kombinuar midis rritjes së sasisë me rreth 14,000 ton dhe rritjes së çmimit mesatar për periudhën tetë mujore me 40%.
Tags: rekord historikritja e importevete ardhurat nga dogana
Previous Post

‘Planeti i energjisë vjen në shenjën tuaj!’ Parashikimi i horoskopit nga Paolo Fox për këtë javë

Next Post

Angela Merkel vjen sot në Tiranë, policia njofton bllokimin e disa akseve për lëvizjen e automjeteve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Angela Merkel vjen sot në Tiranë, policia njofton bllokimin e disa akseve për lëvizjen e automjeteve

Angela Merkel vjen sot në Tiranë, policia njofton bllokimin e disa akseve për lëvizjen e automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.