• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 48 euro për frymë në prime sigurimi gjatë 2020

16/09/2021
in Ekonomi
0
Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 48 euro për frymë në prime sigurimi gjatë 2020

Shqiptarët shpenzuan mesatarisht më pak se 5900 lekë ose rreth 48 euro për prime sigurimi vitin e kaluar.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primi mesatar për frymë pësoi rënie vitin e kaluar, me 4.9% më pak krahasuar me vitin 2019.

Primi për frymë kishte njëkohësisht vlerën më të ulët që prej vitit 2017. Arsyeja kryesore ishte rënia e volumit të primeve të sigurimit, si rrjedhojë sidomos e pandemisë së Covid-19. Statistikat e AMF treguan se vitin e kaluar tregu i sigurimeve pësoi rënie me 5.7%, e shtrirë në pjesën më të madhe të klasave të sigurimit të jetës dhe jo-jetës.

Tregu i sigurimeve edhe për vitin 2020 ruajti një shkallë të lartë të përqendrimit në Tiranë, ku janë regjistruar 59% e primeve të shkruara bruto. Përqendrimi i tregut në kryeqytet është i dukshëm edhe sipas primeve të sigurimit për frymë. Për Tiranën ky tregues vitin e kaluar arriti në rreth 10 800 lekë për frymë. Megjithë rënien me 6.5% krahasuar me një vit më parë, sërish primi i sigurimit për frymë në Tiranë është dy herë më i lartë krahasuar me qarkun e dytë në renditje, atë të Gjirokastrës. Në këtë qark, primi për frymë raportohet në vlerën e rreth 5500 lekëve. Vijojnë Qarku i Durrësit me rreth 4200 lekë për frymë dhe ai i Vlorës me afërsisht 4100 lekë për frymë. Në fund të renditjes janë qarku i Dibrës me rreth 2200 lekë prime sigurimi për frymë dhe ai i Kukësit me 2500 lekë për frymë.

Vlen të thuhet megjithatë se jo të gjitha qarqet e vendit pësuan një rënie të primeve të sigurimit për frymë vitin e kaluar. Qarqe si Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi shënuan një rritje të primit mesatar për frymë krahasuar me vitin 2019.

Shqipëria vazhdon të jetë një nga vendet me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi në Europë. Vitin e kaluar, Shqipëria është lënë pas edhe nga Kosova, ku primi mesatar i sigurimit arriti në 55 euro për frymë. Tregu shqiptar i sigurimeve që në fillesat e veta mbështetet në masën dërrmuese te sigurimet që janë të detyrueshme, për shkak të kërkesave ligjore ose për shkak të kushteve kontraktore të përcaktuara nga palët e treta, siç mund të jenë bankat, apo institucionet financiare. Për këtë arsye, edhe shumë prej sigurimeve që ligjërisht janë vullnetare, si për shembull sigurimi i pronës, i jetës së debitorit apo sigurimi Kasko i automjeteve, realisht në pjesën më të madhe shiten në formë të detyrueshme.

Vendi i Bashkimit Europian me shpenzimet më të ulëta për prime sigurimi është Rumania, me rreth 120 euro në vit, ndërsa në Zvicër primi mesatar për frymë arrin në rreth 7 mijë euro në vit. Mesatarja europiane vlerësohet në më shumë se 2 mijë euro për frymë në vit./E.Shehu

Burimi: AMF

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewspandemiaprime sigurimishpenzime
Previous Post

Postojnë foto pa filtra në Instagram, dy aktoret e Hollywood marrin vëmendjen e rrjetit

Next Post

Vrasja makabre e Caroline, nëna e Babis thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
I vrau të bijën, reagon nëna e 20-vjeçares në Greqi: Nuk mund të më marrë edhe mbesën

Vrasja makabre e Caroline, nëna e Babis thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “I love Kosova”/ Publikohet logoja e re e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID I MERR JETËN ANËTARIT TË NJOHUR TË “GRUPIT X”, DASHNOR DIKO JEP LAJMIN E TRISHTË

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 30 vjet më parë/ Fotoreporteri italian: ‘Isha 16 vjeç kur shkrepa këtë foto që mbeti në histori’

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.