Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një ulje e lehtë e numrit të rasteve dhe viktimave nga COVID.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Ndërkohë nga 2319 testime në total janë konfirmuar pozitivë me COVID 48 persona.
MSh ka bërë të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 903 persona. Ndërkaq përgjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 9 mijë e 146 qytetarë.