• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Ekspertët e INSTAT: Shqipëria regjistron nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

21/09/2021
in Ekonomi
0
Ekspertët e INSTAT: Shqipëria regjistron nivelet më të larta të emigrimit të “trurit”, po varfërohet vendi

Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit.

Sipas publikimit të INSTAT “Diaspora e Shqipërisë në Shifra” numri total i popullatës së larguar nga Shqipëria në vitin 2020 ishte 1.684.135 individë. Gjithashtu, INSTAT dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) kanë kryer një anketë të migracionit në familje. Në këtë anketë u mblodhën të dhënat për nivelin arsimor dhe statusin e punësimit, në grupin e personave 15 vjeç e sipër, ku rezultoi se mbi 350 mijë persona ishin larguar gjatë viteve 2011-2019. Të dhënat nga anketa kanë treguar se 47% personave me arsim të lartë kanë emigruar. Shqipëria renditet e para edhe për numrin e studentëve që ndjekin arsimin jashtë vendit, me përkatësisht 18,181 studentë, e ndjekur nga Serbia me 15,749 studentë, pastaj Bosnja me 15,399.

Ekspertët pohojnë se, nga njëra ana, numri i lartë i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë mund të shikohet si dukuri pozitive për pjesën e përvetësimit të njohurive në fushat përkatëse ku ata studiojnë, por nga ana tjetër, mund të shihet dhe si një indikator matës për mungesën e besimit të studenteve për cilësinë e universiteteve shqiptare.

Ekspertët analizuan se ikja e trurit sjell një rënie ekonomike duke ulur edhe më shumë mirëqenien e kombeve më të varfra. Ky fenomen shkakton probleme komplekse shoqërore që e lënë vendin të pazhvilluar nga ana intelektuale dhe teknologjike, si dhe thellon edhe më shumë hendekun midis vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Ekspertët sugjeruan se për të zbutur efektin negativ të këtij fenomeni, kryesisht në vendet në zhvillim, metoda më e rëndësishme është të ndërmerren një sërë politikash që përfshijnë aspekte të rëndësishme të zhvillimit të një vendi, si ai ekonomik, social, arsimor dhe mjedisor.

E para dhe më e rëndësishmja, duhet të pranojmë që emigracioni i vazhdueshëm është zakonisht simptoma, jo shkaku, i një problemi themelor. Për një periudhë afatgjatë, qeveritë duhet të adresojnë çështje themelore me politikat që synojnë përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.

Sipas tyre, rritja e produktivitetit në profesionet që kërkojnë kualifikim të lartë, shumë prej të cilave janë në sektorin publik, dhe bërë pagat më konkurruese, do të “joshte” punëtorët të qëndronin. Në të njëjtën kohë, zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të punës duhet të plotësohen me reformat e sektorit publik, pa të cilat, profesionistë të kualifikuar do të vazhdojnë të emigrojnë.

Zgjerimi dhe përmirësimi i arsimit të lartë dhe atij pasuniversitar është një tjetër politikë kryesore që duhet ndërmarrë, pavarësisht shqetësimeve se kjo qasje mund të shkaktojë edhe më shumë emigracion, duke çuar në humbje të mëtejshme. Disa vende, përfshirë Rumaninë dhe Kroacinë, tashmë e kanë ndjekur këtë politikë për të mbajtur më shumë studentë në vendin e tyre, të cilët aspironin për të shkuar jashtë vendit në kërkim të arsimit me cilësi më të lartë.

Ekzistojnë edhe politika që mund të inkurajojnë me sukses kthimin e diasporës së tyre me aftësi të larta profesionale, duke siguruar stimuj tatimorë për emigrantët e kthyer. Kthimi i migrantëve mund të mbështesë zhvillimin ekonomik, veçanërisht kur ata sjellin kapital dhe njohuri, dhe kur vendet e tyre u japin atyre kushtet e duhura për të vënë në zbatim plotësisht aftësitë dhe përvojën e tyre, sugjerojnë ekspertët. /MONITOR/

Marrë nga Monitor.al

Tags: albanewsEMIGRACIONI I TRURITinstatvarferi e vendit
Previous Post

‘Partneri do të ketë në plan të parë!’ Horoskopi i Paolo Fox për këtë të martë

Next Post

Frikë nga karantina? Skënder Brataj: Nuk do të ketë më mbyllje asnjëherë!

Related Posts

Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

Udhëzimi për buxhetin 2023, asnjë punim shtesë apo ndryshim projekti pa miratimin e Ministrit të Financave

04/02/2023
Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3% në vitin 2023

02/02/2023
Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Zyrtare nga Bordi/ Ndryshon sërish çmimi i karburantit, ja sa do shitet nafta dhe benzina

31/01/2023
Tregtia me pakicë rritje vjetore me 9,9% në 3-mujorin e dyte prej kërkesës post-pandemike për mallra

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

31/01/2023
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Ndryshon çmimi i karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

26/01/2023
Next Post
Kreu i Urgjencës: Në vjeshtë presim një tjetër valë të Covid për shkak të variantit indian

Frikë nga karantina? Skënder Brataj: Nuk do të ketë më mbyllje asnjëherë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.