VLORË– Dy makina janë djegur gjatë natës në fshatin Vllahinë, në Selenicë të Vlorës. Mësohet se mjettomor karcani
et e djegura janë në pronësi të një personi të të identifikuar si Tomor Karçani. Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 03:17, teksa mjetet ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës.
Nuk dihet ende shkaku që ka ndezur flakët, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet kanë nisur dhe pritet që Karçani të japë deklaratë në polici për dyshimet paraprake që mund të ketë.
Njoftimi i policisë: Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.