Një i ri shqiptar bashkë me një shokun e tij grek ka humbur jetën pas një aksidenti që pësuan ndërsa udhëtonin me motor.
Mediat në Greqi raportojnë se 21-vjeçari Erdi Rushitaj së bashku me shokun e tij 17-vjeçar Mateos Karagiannakis humbën jetën pas aksidentit në ishullin e Kretës.
Dy të rinjtë po udhëtonin me motorin që drejtohej nga i riu shqiptar por më pas Rushitaj humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë dritash në anë të rrugës. 21-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë pasi u transportuar në spital. Në vendin ku ndodhi ngjarja, miq e të afërm të të rinjve kanë vendosur lule e kanë ndezur qirinj.