Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan është shprehur me kritika ndaj fuqive botërore për menaxhimin e situatës së koronavirusit në botë.
Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ai ka deklaruar se fuqitë botërore nuk kanë arritur të bashkohen kundër kërcënimit të koronavirusit.
“Nacionalizmi i vaksinave është ende në vazhdim. Vazhdimi i nacionalizmit të vaksinave në një kohë kur dhjetëra miliona njerëz janë nën kontrollin e virusit është turp për njerëzimin,” tha Erdogan, duke shtuar se vendet në zhvillim u lanë në mëshirë të fatit nga fuqitë kryesore botërore.
Presidenti theksoi gjithashtu përpjekjet e Turqisë kundër pandemisë, duke shtuar se vaksina COVID-19 e zhvilluar në vend së shpejti do të jetë në dispozicion për përdorim global.
“Ne do ta vëmë Turkovacin në dispozicion të njerëzimit së shpejti,” tha ai.
Vaksina është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin Erciyes dhe Institutet Shëndetësore të Turqisë. Ajo u quajt paraprakisht Erucov-Vac, sipas emrit të universitetit. Pritet të jetë vaksina e parë e prodhuar në Turqi që të jetë në dispozicion në vend nëse merr miratimin nga Ministria e Shëndetësisë pas testeve të sigurisë. Më parë, autoritetet njoftuan se mund të jetë në dispozicion para fundit të vitit 2021.