Ditët e fundit rastet e reja të infektuar me Covid në Kosovë duket se janë në një nivel qëndrueshmërie.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 4 904 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 160 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar 1 039 qytetarë duke e ccuar në 149 820 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Ndërkohë në Kosovë vijojnë të jenë aktivë me Covid 6 751 persona.