Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar dy raste fatale dhe 133 raste pozitive me koronavirus, nga 4.139 testime të kryera. Sot janë shëruar 805 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625. Në total numri i rasteve aktive është 6.077.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.925 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës. Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.